E mbështeti publikisht dhe iu afrua për një foto, ja si e shmang me ‘lezet’ Rama aktoren Arjola Demiri

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ishte në Tropojë, ku edhe shmangu me ‘lezet’ aktoren Arjola Demiri që kërkoi publikisht të bashkohej me strukturat e Partisë Socialiste.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale shihet se Demiri afrohet të bëjë një foto me kryeministrin Rama, por ky i fundit nuk tregon ndonjë njohje për aktoren apo afrimitet.

Ai buzëqesh në siklet dhe ‘si me stil’ vazhdon të ecë përpara për të shmangur ndonjë bisedë me Demirin. Kjo e fundit ngelet pas nga turma që ecen më shpejt.

Demiri ka folur publikisht për dëshirën dhe për anëtarësimin e saj në Partinë Socialiste, pavarësisht se si përfundim nuk rezultoi në listat e kandidatëve për deputetë. Në çdo dalje televizive, Demiri është shprehur se ajo që ka më shumë dëshirë në këto momente është që të punojë me kryeministrin Edi Rama për një mandat të tretë, por strukturat e Partisë Socialiste, nuk e kanë menduar njësoj./Pamfleti/

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...