Kthesa drastike e motit, flasin sinoptikanët: Fronti me stuhi shiu e bore përfshin vendin, ja çfarë na pret

Edhe pse te ne ende moti është mjaft i favorshëm dhe i ngrohtë, në Slloveni ka filluar depërtimi i frontit të fuqishëm të ftohtë ajror i cili fillimisht pritet të kushtëzojë reshje shiu, pastaj edhe reshje bore.

Reshje të dendura shiu priten në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Herecegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Në zonat kodrinore/malore që nga Sllovenia e deri në veri të Shqipërisë priten përsëri reshje të dendura bore. Reshje sporadike bore mund të ketë edhe në shumë ultësira të Ballkanit verior/perëndimor.

Në Shqipëri dhe Kosovë priten rreshje lokale shiu dhe rrebeshe shiu. Në bregdet edhe vetëtima dhe bubullimë. Të mërkurën ulje të temperaturave me reshje lokale shiu, ndërsa nê viset kodrinore-malore edhe reshje bore. Flokë dëbore mund të ketë edhe në disa vende më të ulëta në Kosovë, ndërsa në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi pritet dimër i vërtetë në viset kodrinore-malore./Meteoballkan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...