FOTO/ Vendosja e banderolës ku shihen liderët e opozitës si të burgosur, reagon ashpër PD: Edi rama mos luaj me Shkodrën dhe shkodranët

Partia Demokratike e Shkodrës ka reaguar pas vendosjes së një banderole në qytet, ku shihen Lulzim Basha, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi që pozojnë ashtu sikurse të burgosurit përpara futjes në qeli. Përmes një njoftimi për publikun PD Shkodër, i bën thirrje kryeministrit Rama të mos luaj me Shkodrën me tentativa të tilla fyese dhe të turpshme për dinjitetin e shkodranëve.

Reagim i Partise Demokratike, Dega Shkoder

Edi Rama mos luaj me Shkodren dhe me shkodranët.

Provokim i ulët i qytetit dhe i qytetarëve shkodranë nga kusarët në ikje të Edi Ramës.

Në godinën e institucionit publik që paguhet me taksat tona, Televizioni Shqiptar mori pamjen e një zyre elektorale. Si bojaxhinjtë e natës, sot në dreke u shpalos një banderole e porositur nga Edi Rama dhe sejmenët e fundit të pushtetit në ikje. Me tentativën e turpshme për të fyer Shkodren dhe shkodranët, nderin dhe dinjitetin e tyre, Edi Rama mori përgjigjen ashtu si do ta marrë nga Shkodra dhe e gjithë Shqipëria me 25 Prill.

Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë fitoren e Partisë Demokratike dhe kthimin e Shqipërise, shqiptarëve.

Janë turpi dhe faqja e zezë e Shkodrës! Shqipëria fiton!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...