Në një dasmë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, këngëtari Devis Xherahu tregon eksperiencën me politikanët shqiptarë

Këngëtari Devis Xherahu ka treguar detaje nga evenimentet e tij, ku pjesë kanë qenë edhe politikanë të rëndësishëm të vendit. I ftuar në emisionin “E diell”, Xherahu ka kujtuar se në disa dasma ku ka kënduar, kanë qenë të ftuar personazhe si Sali Berisha apo dhe presidenti aktual Ilir Meta.

Në rrëfimin e tij, ai ka bërë me dije se prej tyre nuk ka parë ndonjë sjellje që t’i linte të kuptonte se ishin të apasionuar pas kërcimit.

“Kam 28 vite që votoj vetëm një parti. Është skena dhe publiku. Arti dhe politika janë dy drejtëza paralele që nuk takohen asnjëherë. Kam qenë në shumë…Bile kur ka qenë Sali Berisha kryeministër, kam qenë në një dasmë që ka qenë ai. Jemi takuar. Kam rastisur edhe me Ilir Metën. Nuk kam parë ndonjë sjellje të ndonjë kërcimtari apo kështu nga ata. I kuptoja shijet e tyre …Pak a shumë.,”-tha këngëtari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...