Moderatorja e njohur e Top Channel del me bindje të plotë: Ju tregoj sa mandate merr PD-ja

Moderatorja e emisionit ‘Wake Up’, njëkohësisht, kandidate e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Orjela Nebiaj, ka treguar disa nga arsyet që e shtynë atë që përveç televizioni të përfshihet në politikë.

Nebiaj shprehu parashikimin e saj për qarkun e Tiranës, ku tha se demokratët do të fitojnë 20 mandate.

“Jemi duke e pritur me shumë dëshirë ndryshimin më 25 prill. Ne trokasim në dyert e qytetarëve i njohim me programin tonë dhe i ftojmë të votojnë më 25 prill. Jam një nga ato kandidate surprizë. Jam në një vend të mirë që më jep dhe mundësinë për të treguar edhe veten. Kam qenë prezente në PD si zëdhënëse, pjesë e Këshillit Kombëtar.

Tani jam krah të rinjve dhe çdo qytetari. Unë jam e bindur që PD do të marrë 20 mandate në Tiranë. Ka qenë një thirrje e brendshme për të qenë pjesë e çështjeve të rëndësishme të vendimmarrjes që kur kam qenë e vogël”, tha Nebiaj për A2.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...