Festa të çmendura me balerina braziliane, koha kur Balluku harxhonte paratë e Albcontrol

Ditën e djeshme kontrollorët ajrorë në aeroportin e Rinasit vendosën të pezullojnë punën për shkak të uljes së pagave në 70 % si dhe stresit që u është shkaktuar në punë. Në lidhje me këtë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dha disa deklarata të ashpra, duke i kërcënuar punonjësit e “Albcontrol” se do i fuste në burg nëse nuk rikthehen në punë.

 

Por mesa duket problemet janë më të thella, pasi flitet për një keqmenaxhim të madh me fondet e “Albcontrol”. Ministrja u përmendi kontrollorëve rrogën e majme prej 4400 dollarë, por ajo ka harruar faktin që vetë merrte një pagë prej 6 mijë Eurosh në muaj. Kujtojmë se Balluku ka qenë drejtoreshë e kësaj kompanie që kur PS erdhi në pushtet në vitin 2013 dhe deri në ditën kur ajo u bë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në janar 2019.

 

Ndaj Ballukut ka patur akuza edhe për keqmenaxhimin e fondeve të Albcontrol, agjencia shtetërore e cila menaxhon trafikun ajror. Për këtë, mjafton të rikujtojmë organizimet dhe festat e çmendura me balerina braziliane në kohën kur ajo drejtonte këtë institucion. Dhe pikërisht paratë paguheshin nga fondet e Albcontrol. Më poshtë jepen dy video, në të cilat shihet stafi i Albcontrol duke festuar deri në orët e para të mëngjesit në një nga hotelet luksoze në Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...