VRASJA NË SHKODËR, 120 PLUMBA NË MJETIN E VIKTIMËS

Mbi 120 plumba automatiku janë derdhur në makinën e shtetasit Bardhok Plani, i cili mbeti i vrarë. Mbi 20 plumba përfunduan në trupin e viktimës duke e lënë të vdekur në vend. Kjo është një prej vrasjeve më të mirëorganizuara në Shkodër. Një makinë tip pasat me targa italiane ka pritur poshtë shtëpisë së tij në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik shtetasin Bardhok Plani i cili sapo ka hipur në mjet, pas pak metrash është qëlluar me brëshëri automatiku.

Janë tre persona që kanë marrë pjesë në këtë vrasje, njëri shoferi dhe dy prej tyre të cilët kanë qëlluar me automatik kallashnikov rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme kanë shtënë pa pushim në mjetin tip Range Rover ngjyrë e zezë. Autorët e kanë qëlluar nga makina në ecje e sipër objektivin e tyre duke e ndjekur për rreth 150 metra dhe duke mos e lënë që të lëvizë.

Pasi ka humbur kontrollin e mjetit nga plumbat që ka marrë në trup mjeti i viktimës është përplasur në oborrin e një pike lëndë ndërtimi duke përfunduar aty. Autorët paralel me mjetin e 46 vjeçarit kanë qëlluar përsëri në drejtim të tij duke u siguruar plotësisht se nuk ka patur asnjë shans që të shpëtojë. Mendohet se dy autorët kanë shprazur të paktën nga dy karikatorë kallashnikovi me nga 32 plumba secili.

Menjëherë pas vrasjes, autorët ende të paidentifikuar janë futur në një rrugicë dytësore pak metra nga vendi i ngjarjes në aksin Shkodër-Koplik duke djegur mjetin e tyre dhe duke u larguar në drejtim të paditur. Disa persona të tjerë mendohet se i kanë pritur me një tjetër makinë dhe më pas janë larguar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur hetimet paraprake për këtë vrasje në Shkodër por deri më tani nuk ka asnjë lloj dyshimi lidhur me autorët e mundshëm apo porositësit e kësaj vrasje pasi ka një dyshim se ky ekzekutim mund të jetë bërë me pagesë. Mbrëmjen e djeshme në hetime mori pjesë edhe drejtuesi i lartë i policisë së shtetit Tonin Vocaj i mbërritur me urgjencë nga Tirana.

Deri më tani nuk ka persona të shoqëruar pasi policia për momentin nuk ka asnjë dyshim. Kjo vrasje për momentin është një mister i plotë. E vetmja shpresë janë kamerat e sigurisë një pjesë e të cilave nuk kanë qenë në funksion përveç një pjesë të kamerave në subjekte të ndryshme nga ku është e vështirë për të identifikuar autorët për shkak të errësirës dhe faktit autorët nuk janë ulur asnjëherë nga makina e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...