Hygerta Sako: Të gjesh partner në Shqipëri, mision i vështirë

Hygerta Sako ka qenë e ftuar në sot në ‘Live from Tirana’ ku ka folur për jetën e saj private, të bijën e sigurisht karrierën, ama kurioziteti më i madh i publikut është për jetën personale. E në këtë pikë, gazetarja sportive i ka të qarta mendimet e saj, të paktën për vendin ku jeton. Kur u pyet sa e vështirë është të gjesh një partner pas të 35-ave, ajo pranoi se Shqipëria nuk të krijon shumë hapësira.

“Në fakt rriten standardet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standardet rriten. Kërkon nga vetja shumë, por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur sepse është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të. Kështu është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjejë një partner të moshës së saj. Më duket mision shumë i vështirë”, e mbylli fjalën Hygerta./revistawho.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...