Anxhela Peristeri: “Lashë nam në mes të njerëzve, më është zbërthyer fustani në skenë…”

Edhe në skenë ndodhin aksidente. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren Anxhela Peristeri. Ajo ishte e ftuar këtë të hënë në “Në Kurthin e Piter Pan”, ku tregoi aksidentet e saj në skenë.

Njëherë është rrëzuar nga skena, ndërsa njëherë tjetër tregoi se i ishte zbërthyer fustani në mes të njerëzve. “Lashë nam në mes të gjithë njerëzve”, tregoi ajo, ndërsa rrëfimi i saj shkaktoi të qeshura mes fëmijëve.

Ajbarsi: Unë tani kam parë shumë këngëtarë në skenë që i ndodhin aksidente. Po ty të ka ndodhur ndonjëherë ndonjë aksident në skenë?

Anxhela Peristeri: Po më kanë ndodhur shumë herë aksidente. Njëherë duhet të dilja në skenë, duhet të zbrisja nga shkallët dhe rashë. Dola në skenë. Njëherë tjetër më është zbërthyer i gjithë fustani në skenë. Nuk e di si u ktheva nga orkestra që e mbërtheva. Lashë nam në mes të gjithë njerëzve, por s’ka gjë se janë gjëra që kalojnë. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...