Ahmetaj jep lajmin e papritur: Ja kur hapet totalisht Shqipëria

396

Një prej sektorëve më të prekur nga pandemia Covid-19 është arti. Prej marsit të vitit të kaluar vijojnë të jenë të pezulluara të gjitha aktivitetet ku artistët mund të performojnë.

Ndaj ministri Arben Ahmetaj u pyet nga Stefi Prifti në studion e emisionit “Dola te Ola” se perse artistët u lanë në harresë dhe u përjashtuan nga paketat mbështetëse financiare.

Ministri Ahmetaj u shpreh se shqetësimi është shumë i drejtë, por sipas tij ka qenë tejet e vështirë për të siguruar financim për ta.

Ahmetaj, shtoi se lajmi i mirë është që vendi ynë po shkon drejt hapjes dhe në muajin maj Shqipëria do të hapet totalisht.

Gjithashtu në “Dola te Ola”, ministri Ahmetaj rrëfeu për vështirësitë që ka hasur qeveria për gjetjen dhe sigurimin e vaksinave në një kohë shumë të shkurtër.

Ai theksoi se puna që ka bërë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri është spektakolare.

“Moderna na ka refuzuar pasi nuk bëhej gati para fundit të këtij viti, por ne nuk mund të prisnim fundin e vitit për të vaksinuar qytetarët. Astrazeneka na refuzoi, pastaj na rifuti për shkak të këmbënguljes. Qeveria indiane nuk na kthente përgjigje, por me këmbëngulje dhe insistim na ktheu. Ndërkohë kur kemi nënshkruar marrëveshjen me Pfizer ka qenë ora rreth 1 e 30 e natës, pashë kryeministrin tim që u përplas në kolltuk me sens çlirimi shyqyr që e bëra. Ndaj e dua dhe e vlerësoj. Janë momente shumë emocionale dhe te paharrueshme”, theksoi Ahmetaj.