“Mos harroni të kurseni” Kjo është ‘gjoba’ që po shpërndahet në Tiranë: Do i paguajmë 110 mln euro Becchettit

Para dy ditësh u dha lajmi se Shqipëria e humbi përfundimisht gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Shteti ynë tashmë duhet ti paguajë sipërmarrësit 110 milionë euro dëmshpërblim.

Menjëherë ky vendim ka ngjallur një reagim të madh në rradhët e qytetarëve, të cilët nuk kanë ngurruar të shpërndajnë “Fletë-Gjoba” në rrugët e Tiranës, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.

“Këtë muaj mos harroni të kurseni! Falë Edi Ramës, do t’i paguajmë 110 milionë euro Francesco Becchetti-t”, thuhet në mesazhin e fletushkës, të cilës i është vendosur simbolikisht edhe stema e Kryeministrisë.

“Flet-Gjobat” janë vendosur mbi xhamat e automjeteve e parkuara në rrugët e kryeqytetit.

Kujtojmë se sipërmarrësi italian kërkoi dëmshpërblim për mbylljen e televizionit “Agon Channel” në vitin 2015.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...