Mposht virusin/ Arqipeshkvi Angelo Massafra lë spitalin në Itali pas 34 ditësh, ka një mesazh

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, bën me dije se ka fituar betejën me koronavirusin, pas 34 ditësh i shtruar në spital.

Menjëherë pas daljes, Imzot Massafra ka përcjellë një mesazh falënderimi për të gjithë ata që i shërbyen përgjatë këtij muaji në spital. Gjithashtu , ai ka edhe një mesazh për ata që festojnë sot ditën e parë të Triditëshit të shenjtë.

“Shumë të dashur, shpresoj të jem së shpejti mes jush, sapo ta marr veten plotësisht. Ndërkohë, ju kam dërguar reflektimin tim të Pashkëve në një frymë bashkëndarjeje së asaj që kam pjekur në lutje dhe meditim gjatë kësaj kohe Kreshmje, të cilën e kam kaluar krejtësisht në spital. Kam ofruar vuajtjet e mia për ju dhe do të vazhdoj të lutem për të mirën e Arqidioqezës gjatë kohës që do të jem në rehabilitim e sipër.

Duke ju falënderuar për afërsinë që keni treguar ndaj meje, ju bekoj përzemërsisht dhe ju uroj të gjithëve që, duke jetuar misteret e Triditëshit të shenjtë, të gëzohemi për Ngjalljen e Krishtit”, thuhet në mesazhin e tij.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...