“Mos guxo ti flasësh më mamit tim ashtu”, çfarë tha Lediana që nervozoi Antonelën

529

E pranishme në studion e Përputhen sot ishte e ëma e Antonelës, Donika. Ajo ishte e pranishme për të dëgjuar me veshët e saj Mevlanin teksa fliste për situatën e tij me të bijën.

Por menjëherë nisi debati mes Donikës dhe Ledjanës. Kjo pasi Ledjana nuk ishte dakort me mënyrën si ndërhynte e ëma e Antonelës.

“Çfarë janë këto ndërhyrje fallco, s’më duket e drejtë kjo që bën. S’më pëlqen as mënyra si më flet mua dhe as si i flet Mevlanit,” tha Ledjana.

Në një tjetër moment kur po komentonte Ledjana iu drejtua me fjalën “kjo” nënës së Antonelës, gjë që nervozoi shumë këtë të fundit.

“Mos guxo t’i flasësh më mamit tim ashtu, s’ta toleroj,” tha Antonela dhe u ngrit në këmbë.