Voltana Ademi: Rama më sulmoi me gjuhën dhe fjalorin e vetëm që ai njeh

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e akuzoi atë se ka bllokuar investimet e qeverisë për këtë qytet.

Ademi u shpreh se Edi Rama e sulmoi pasi ka frikë nga humbja që e pret. Sipas saj, kryeministri ka frikë nga humbja nga zgjedhjet e 25 prillit, teksa akuzon atë se ka favorizuar të pasurit dhe ka varfëruar qytetarët.

“Edi Rama bredh neper Shqiperi me te vetmen alternative qe i ka mbetur: Sulmet ndaj opozites. Pas 8 vjet deshtimesh ne cdo fushe,pas 8 vitesh ku te vetmit qe fituan ishin oligarket e tij, pa asnje bilanc konkret dhe asnje arritje Edi Rama, i lodhur por dhe i pashprese mundohet te hedhe balte mbi PD,drejtuesit dhe anetaret e simpatizantet e saj si e vetmja menyre komunikimi qe i ka mbetur per te folur me shqiptaret. Sot nga Shkodra ai me sulmoi me gjuhen dhe fjalorin e vetem qe ai njeh, ate te fyerjes dhe sharjes.

Shkodra e qytetarise dhe e kultures nuk e ka pranuar as ne kohet e egra te komunizmit arrogancen e pushtetit. Aq me pak mund ta pranoje sot. Duke sulmuar shkodren, qytetaret e saj dhe mua si kryetare e bashkise, Edi Rama nuk ben gje tjeter vetem se deshmon friken dhe dobesin e dikujt qe po jeton ditet e fundit te pushtetit.

Njeriu qe ska mbajtur asnje premtim dhe qe e ngeci Shqiperine per 8 vjet, sot sillet rrugeve te vendit me arrogance por lodhet me kot. Ai e ka te qarte se ne 25 prill do te largohet me voten masive te Shkodres dhe gjithe Shqiperise. Sepse ndryshimi po vjen dhe shqiptarët mezi po e presin. Ne 25 prill Rama dhe arroganca e tij do te largohen dhe Shqiperia qytetare do te fitoje” shprehet Ademi./ Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...