Mori vesh ”live” lajmin për Finon, Balla përlotet dhe nuk i dalin fjalët, ndërpritet edhe emisioni (Video)

Vdekja e ish-kryeministrit, ministit, deputetit dhe politikanit të njohur Bashkim Fino ka sjellë një dhimbje të madhe te të gjithë kolegët e tij, pasi karriera e gjatë ka bërë që ai të kishte shumë miq.

Lajmi i hidhur ka mbërritur mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Koha për t’u zgjuar”, ku ishte ftuar sekretari i përgjithshëm i PS, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Teksa gazetari Bashkim Hoxha e ka dhënë lajmin në studio, Balla është përlotur dhe ka qenë e vështirë të japë një mesazh ngushëllimi.

“Jam tërësisht i prekur dhe nuk gjej fjalët ta shpjegoj një koleg, një ish-kryeministër, një kontribues i PS, kaq shumë vite, një ndër njerëzit më të dashur”, tha Balla, ndërkohë që dhe Kuvendi pritet që të mos e mbajë seancën e cila ishte parashikuar për sot.

Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Covid 19 i ka marrë jetën politikanit të njohur Bashkim Fino. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Fino është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Deputeti socialist është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte kandiduar i katërti në listat e qarkut të Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Fino ndodhej i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por gjendja e tij ishte rënduar shpejt, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që ta mbajnë në jetë politikanin.

Bashkim Fino lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ka kryer specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Ka një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajturpo ashtu disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...