Sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit/ Shokët: Ia mori bombolën nga dora një personi

Disa çaste më parë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me Arjan Salën. 33-vjeçari u gjet i pajetë pas një “lufte” me zjarrin prej nga ku shpëtoi jetët e shumë njerëzve që gjendeshin në magazinën e një qendre tregtare. Sipas TCH Armand Abazaj dhe Gentjan Goga po bisedonin me 33-vjeçarin, ndërsa njoftimi për zjarrvënie shtyu për të kapërcyer pragun.

Shoku i të riut, Armand Abazaj tha se:

Vetë u drejtua për tek pika e zjarrit ku ishte flaka dhe tymi i madh. Ky ishte imazhi i fundit sepse unë nuk arrita dot kurrë t’i jap ndihmë. Nuk di çfarë të them. Ai, ne na tha të dalim jashtë. Ne, punëtorëve, kush ishte aty. Ishim diku 5-6 veta, nuk e kam fiksuar se ishte tmerr i vërtetë.

Burime për TCH bëjnë me dije se ishin tre veta që hynë për të shpëtuar jetë njerëzish, por Arjani nuk doli kurrë. Iu tha dhe miqve “dilni, dilni”, ndërkohë me një bombol u drejtua drejt vatrës së zjarrit, e cila i mori jetën.

Ndërkohë, punonjësi dhe po ashtu shoku tjetër i 33-vjeçarit tha:

Ia ka marrë bombolën nga dora një personi që ishte aty se ishin para nesh dhe nuk na kishin njoftuar. Ne shkuam pak sekonda pas tij. Në atë moment, ai hyn në magazinë, dalin persona të tjera që ishin aty.

Ekspertiza nuk ka dalë ende por ka shumë pikëpyetje mbi shërbimin zjarrfikës, nëse kanë apo jo pajisjet e duhura për të administruar vatra të tilla zjarri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...