“Një stërkëmbësh femër e largoi nga PD”/ Ori Nebiaj shpjegon deklaratën e bujshme

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj, e 18 në listë, ka folur për vendimin e saj që ka marrë në karrierën e saj tashmë të drejtuar në politikë.

Oriela Nebiaj: Sot jam më e pjekur dhe e maturuar, eksperiencat kanë bërë të vetën dhe mendoj se është fiks momenti për t’u angazhuar në politikë. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim, e ka të nevojshme që të ketë të rinj që flasin dhe kanë folur me punën e tyre, për të bërë më shumë që pse të rinjtë të rijnë në Shqipëri dhe të mos ikin.

Rudina Magjistari: Ama ka shumë intriga brenda, madje nëse do shkëpusim një deklaratë tjetër, thjesht për ta kujtuar një citim nga programet e tjera ku ti je shprehur, ke folur për një stërkëmbësh, ku dikush të ka vënë, ka qenë e gjinisë femërore. Kanë qenë në kuadër të humorit ato apo të vërteta?

Oriela Nebiaj: Fiks ajo deklaratë të cilës ti po i referohesh në këtë moment, ka qenë në një emision që kryesisht e bazonte tek humori dhe tek situatat hipotetike dhe unë e sajova ashtu si për të thënë po siç komentohet gjithmonë nga gojët e liga, ishte një stërkëmbësh që më bëri mua të dilja nga partia Demokratike nga e cila nuk kam dalë kurrë që nga momenti që vendosa të jem aktivisht pjesë e saj.

Por t’ju përgjigjur tani pyetjes me sinqeritet dhe me vërtetësi, në fakt me thënë të drejtën, unë kam patur një fat shumë të mirë, ndoshta të rrallë, e di që rrugëtimi për shumëkënd tjetër nuk ka qenë i vështirë, por besoj duke qenë unë e qetë dhe duke mos bërtitur për punën time, por duke lënë punën që të flasë për mua, kam patur një teren shumë pozitiv edhe bashkëpunues. Nuk kam gjetur konflikte që të më bënin të mendoja që më mirë të tërhiqem.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...