Humoristi i njohur shqiptar humb jeten pas infektimit me COVID-19

Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vd ekur sot si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Klinika Infektive për Gazetën Express.

Rreth një javë më parë, Cima ishte lajmëruar nga Klinika Infektive përmes një statusi që ia kishte shkruar djali i tij, Artan Thaçi.

Cima kishte kërkuar që të respektohen masat nga qytetarët, pasi ai kishte disa ditë që ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

“Po lajmërohem pas një jave të vështirë ! Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja , ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intenziv , ku vazhdoj të jem edhe më tej.

Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre lu ft arak , për ne që po përballemi me këtë be tejë aspak të lehtë e në lu ftë sy më sy. I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rre zikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.

Po ashtu ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.

Ju lutem respektoni masat sa më shumë.

Me respekt Cima

P.s.(Tekstin e shkroi djali Artani)”, ka shkruar Cima në Facebook. /Express/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...