Prej 4 vitesh punon si prostitutë, policia nuk e pengon/ 25-vjeçarja: Më thonë vetëm për maskën, nuk e kanë problem punën time

679

Xhemi, në një rrëfim ekskluziv për “Shqipëria live” tregon se prej vitesh punon si prostitutë dhe askush nuk e ka penguar të kryejë këtë veprimtari të paligjshme.

Ajo thotë se ka nisur të ofrojë seks kundrejt pagesës, para 4 vitesh, për shkak të vështirësive ekonomike. “Kam qenë e martuar dhe jam ndarë. Pasi u ndava, familja më dëboi sepse nuk e pranonte ndarjen. Në Pogradec, isha në rrugë, natën flija në një stol dhe aty ushtrova prostitucion për herë të parë”. 25-vjeçarja pranon se kur personi i ofroi 3.000 lekë për seks, të pranishëm ishin dhe dy fëmijët e saj.
“Më ofroheshin disa njerëz por nuk doja, pastaj e nisa”. Një djalë tregon se e ka dërguar në jetimoren e Elbasanit, dhe djalin tjetër te vëllai në Itali.
Për Xhemin, punonjësit e policisë nuk kanë qenë problem, madje ka klientë policë. “Nga policia nuk kam frikë sepse nuk jam as e para as e fundit. Kam qenë ballë për ballë me policët, më kanë përshëndetur, më kanë thënë për maskën, jo për gjë tjetër.Kam pasur marrëdhënie intime”.
Po ashtu rrëfen se “burra të martuar vijnë rregullisht, një herë në javë, dy herë në javë. Edhe politikanë, por rrallë”. Tregon se i kanë kërkuar seks tresh, por nuk ka pranuar. “Shumë më kanë ofruar seks tresh, më kanë thënë 100 mijë lekë e më shumë, por nuk e bëj kurrë. As një moshë të madhe nuk e pranoj, mund të më ngelë në dorë”.
Për të, ky aktivitet, e pengon të ketë jetë private. “Nuk kam një jetë normale private, është shumë e vështirë. Dal në punë nga ora 5 e darkës. Tani që është mbyllur, deri në orën 7 e 30, 8 rri. Kam 5-6 klientë në ditë“.
Me klientët, kontakton nëpërmjet telefonit, taksixhinjve, lokale të caktuara.
Xhemi thotë se është e kujdesshme, “një herë në 6 muaj bëj analizat, përdor mbrojtje”.
Top Channel