Biseda në prapaskenë/ Ledjana: Të dukem idiote? Mevlani: Kam ardhur të gjej grua, ju nuk po ma varni

607

Ledjana ka treguar se ka dyshime rreth Mevlanit dhe në puntatën e sotme të Për’puthen është bërë publike biseda e tyre në prapaskenë pasi Mevlani la studion pas përplasjes me Sindin.

Ledjana i bëri një pyetje për të cilin Mevlani i tha se ishte shaka por mbeti e paqartë se cila ishte pyetja që e revoltoi. Më pas, Mevlani kishte dyshime nëse do të kthehej në emision pasi vajzat tek të cilat kishte shpresa po shkojnë tek të tjerët.
Ledjana: Nuk e harroj se ka ndodhur. Të dukem gjë si idiote? Aq detajiste sa jam unë, në çdo skenë që kam parë unë dhe një ndër këto ka qenë dhe kjo. Se nuk do ti ta pranosh është tjetër gjë, se do t’ja hedhësh fajin tjetër kujt është tjetër gjë, por është e vërtetë dhe pikë. Të njoh. Hajde, do vish në emision?
Mevlani: Se di, tjetra filloi me dal me tjetrin, ti do me dal me tjetër. Unë tek ju i kisha shpresat, ju s’po ma varni.
Ledjana: Do vish në emision, leji këto aman.
Mevlani: Po çfarë të bëj? Të shoh ty duke dalë me tjerë? Kam ardhur për të gjetur gru këtu.
Ledjana: Ajo i ofendoi të gjithë, ti u cove e ike.
Mevlani: Nuk është ajo askush të më ofendojë mua. Ta kap ta rraf në shpulla, më mirë iki.
Ledjana: Se di se çfarë bën, nëse do të vish, hajde.