Si Helidon Bushati përdori disa të rinj për të shfryrë mllefin e tij politik ndaj një “armiku” fantazëm

Duke iu referuar takimit të sotëm të z HelidonBushati me të rinjtë e qytetit të Shkodrës, po më vjen natyrshëm ndërmend thënia e Niçes “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: vegla dhe armiq.”

Kështu veproi edhe Z.Bushati sot. Përdori disa të rinj për të shfryrë mllefin e tij politik ndaj një “armiku” fantazëm. Është për të ardhur keq për demokracinë e 2021 (aq më tepër kur bëhet fjalë për Shkodrën, që e ka trashëguar e çmuar si vlerë themelore), kur liria e fjalës vihet në shërbim të një antivlere siç është SHPIFJA.

Nga ana tjetër, se si mund të kërkojë punë një individ ende pa mbaruar studimet e larta (siç kuptohet nga deklarata e të riut), vetëm PD mund ta sqarojë këtë fenomen, pasi e kaluara ka treguar se ka përvojë si forcë politike në këtë aspekt dhe mund të jetë bindëse edhe me shpjegimin e saj….

Unë si drejtuese e ZVAP Shkodër që nga data 27 Nëntor 2019 e deri sot, flas me përgjegjësinë më të madhe se portali “Mësues për Shqipërinë” ka funksionuar në mënyrë të përsosur. Gjë që është edhe e dokumentuar dhe lehtësisht e verifikueshme.

Gjithësesi e ftoj zotërinë në fjalë t’i servirë publikut të gjërë fakte për çdo akuzë të bërë. Përndryshe do të përgjigjet pranë organeve kompetente për shpifje.

Së fundmi, Z.Bushatit dua t’i them se përnjëmend ndoshta nuk mund t’i japim fund ndryshimeve të bindjeve politike, ama mund t’ia përmirësojmë jetën njerëzve duke vlerësuar punën e bërë mirë, dhe jo të vendosim interesin e partisë mbi të vërtetën dhe të drejtën.

P.s: Si anëtare e Këshillit Bashkiak të ftoj të gjesh kohë për të takuar edhe të pakënaqurit e qeverisjes vendore se kanë nevojë për “zërin” tënd se i tyri i ka ikur duke ankuar… /Publikuar në Facebook nga Bledianë Nika Osja, drejtuese e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër/

© ShkodraWeb.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...