Luljeta Bozo: Rama ka bërë gjëra të pabesueshme

Kandidatja e PS në Tiranë, inxhinierja e njohur Luljeta Bozo ka zbuluar detaje të reja se pse pranoi të futet në politikë, ku një rol të rëndësishëm sipas saj pati edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Bozo theksoi se PS është një parti progresiste e me vizion dhe tregoi se di të mbajë premtimet.
“Të vija në politikë nuk më kishtë shkuar ndonjëherë në mendje. Ftesa më erdhi nga Rama dhe Lali Eri me hoqi disa pasiguri dhe duke parë interesin e njerëzve të njohur dhe të panjohur, sidomos pas tërmetit, unë e pranova ftesën në ketë moshë që jam. Zgjodha sepse PS është parti progresiste me vizion, që bën ato që premton. Nuk ka bërë vaki që të mos ketë mbajtur premtimet. Dhe duket patur parasysh se në këtë periudhë pati dy ngjarje të vështira, tërmeti dhe pandemia. Njerëzit të mos harrojnë ku e mori PS në 2013 dhe çfarë reformash të pabesueshme bëri. Prandaj duhet të marrë mandatin e tretë. Qeveria e tregoi veten këto 15 muaj. Ne duam ta kemi shtëpinë brenda 24 orëve, ndërsa kemi Italinë e 7 më e fuqishme në botë dhe ka 15 vjet që nuk po i strehon. Është në të mirën e të gjithëve të fitojë PS.”, tha Bozo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...