A i ka gjuajtur me karrige Shqipes? Reagon për herë të parë Atdheu: E kisha shoqe, por…

Pak kohë më parë në media bëri bujë lajmi se Atdheu i ka gjuajtur me karrige Shqipes.

Kjo deklaratë u bë nga Antonela dhe u pohua më pas nga vetë Shqipja.

E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo shtoi se Atdheu e ka sharë me fjalët më të ndyra dhe e cilësoi si “turpin e Kosovës”. Ish-konkurrenti ka folur për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje, në një intervistë për “Prive”.

Ai tha se Shqipen e ka pasur shumë shoqe dhe ka qenë e gjitha një keqkuptim.

“Shqipen e kam pasur shumë shoqe, para se të ndodhte ajo ngjarja. Jemi takuar disa herë nga miqtë e përbashkët. Kam pasur shumë repsekt për të, sepse ua fikte llambat dhe ua ndizte kur donte Top Channelit. Ka qenë e gjitha keqkuptim me Shqipen. Nuk e kam pasur direkt me të dhe Shqipja vetë më ka thënë që se kam pasur me ty. Ndodhi një keqkuptim dhe nuk kemi pasur kohë të sqarohemi. E kam parë në një emision deklaratën që ka bërë dhe më kishte ofenduar, por unë s’dua t’ia kthej me të njëjtën monedhë.

Mua më akuzuan që e kam gjuajtur Shqipen në surrat me karrige, por ajo është gjëja e fundit në botë që mund t’i bëj unë një femre. Është e vërtetë që e gjuajta karrigen, por në nerva e sipër e gjuajta në skenë, jo direkt për Shqipen. Atë pjesën e ofendimeve është e vërtetë, sepse unë nuk i gjuaj dikujt për të shfryrë nervat, thjesht shaj dhe e humbas kontrollin. Edhe ajo më shau mua me deklaratën që bëri në një emision në Top Channel, kështu që jemi 1 me 1. Unë nuk i kam shpallur luftë dhe besoj se do ndalet me kaq”, rrëfeu ish-konkurrenti.

Përsa i përket deklaratës “turpi i Kosovës”, Atdheu u shpreh:

“Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me “turpi i Kosovës” por unë mendoj se ka bërë gabim. Nëse jam turp, jam turpi i vetes, nuk e përfaqësoj një shtet komplet”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...