Nuk ndalen gafat e kryedemokratit/ I kthehet shoqëruesja, e korrigjon, ja çfarë i thotë

832

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon me gafat e tij. I ndodhur në Gjirokastër, këtë herë Basha teksa vizitoi shtëpinë e Kokalarëve, tha se Musine Kokalari kishte lindur aty. Një fakt i tillë u korrigjua menjëherë nga gruaja që e shoqëronte, që i tha kryedemokratit se vendlindja e Musine Kokalarit është Adana në Turqi.

- PUBLICITET -

Basha: Musine Kokalari ka lindur këtu, këtu ka lindur, këtu është rritur.

Shoqëruesja: Jo, Musine Kokalari ka lindur në Adana.

Basha: Po, po e vërtetë, ka lindur në Turqi. Musine Kokalari do ngrihet në piedestal, qeveria e la shtëpinë në pluhurin e harresës. Musine Kokalari është simbol i qëndresës dhe i papërkulshmërisë.

- PUBLICITET -