Trauma e Bujar Qamilit me dhimbje tregon: “Më mirë t’i kisha thënë vdekjes më merr”

Artisti i talentuar nga Shkodra, Bujar Qamili pak kohë më parë u infektua nga Covid-19 dhe gjendja e tij ishte mjaft e rëndë. Këngëtari pas eksperiencës së vështirë me virusin vendosi të flasë për herë të parë.

Ai ka dhënë një intervistë me Skype nga Italia ku ende po vazhdon të marrë trajtime nga mjekët. Kujtojmë se ai u dërgua me urgjencë në Itali për shkak të komplikacioneve që i dha Covid-19.

Për herë të parë ai rrëfeu momentet e vështira që ka kaluar në spital ku thuajse u dorëzua por në fund ja doli dhe tashmë ndihet sikur ka rilindur.

“Me të vërtetë kam kaluar një problem jashtëzakonisht shumë të madh, njerëzit ngaqë nuk e kanë provuar unë i shoh nëpër televizione, të dyndur në lokale, dyqane rrini pini kafe por vendoni maskën, kini kujdes. Ma besoni për Zotin nuk ka gjë më të rëndë që mund të kalojë njeriu në jetë. Më mirë t’i thosha vdekjes më merr sa të kaloja gjithë atë periudhë një muaj, a më shumë. Ka qenë shumë gjendje e rëndë, megjithatë falënderoj familjen time, por kam lindur për të dytën here mbas asaj trauma të fortë që kam kaluar,”- tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...