“Shpresën e shoh ngado në Shqipëri” Basha takon kampionen shkodrane të sportit, jep mesazhin optimist

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për ndjesitë pozitive që ka marrë nga takimet e mbajtura në Shkoder.

Lideri demokrat thotë se më shumë mbresa i ka lënë biseda me Kismeten, një sportiste dhe aktiviste e shkëlqyer sipas tij, e cila ka marrë vlerësime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndër të tjera, Basha shprehet optimist se në çdo qytet, fshat dhe në çdo cep të Shqipërisë që ka vizituar, fryn era e ndryshimit.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten.

Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.

Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri.

Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...