Revoltohet Përllumb Pipero dhe tregon çfarë po ndodh me pandeminë në Shqipëri: “Ja kush e ka fajin”

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka dhënë një intervistë mbrëmjen e kaluar për emisionin “Open” në Top Channel ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Veçanërisht ai theksoi se edhe Shqipëria ashtu si shumë shtete ka frikë nga vaksina Astrazeneca për shkak të efekteve anësore që thuhet se ka.

Pipero u shpreh se mjekët duhet të jenë të lirë të flasin rreth kësaj çështjeje nëse do të tërhiqeshin politikanët. Ai u shpreh se e gjitha kjo është për faj të politikanëve të cilët flasin para specialistëve duke bërë që frika të mbetet ende po ashtu dhe dyshimet mbi këtë vaksinë.

“Paniku këtu është përhapur. Problemi është se në vendin tonë para se të flasin specialistët flasin më para politikanët. Duke folur para politikanët, bën shumë më pak efekt fjala jonë,”-tha Pipero

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...