Qytetari-Bashës: O Luli jam kushëriri i Ramës, fisi nuk e voton më atë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Vlorë këtë të mërkurë ku u prit nga dhjetëra qytetarë. Edhe pse në fuqi janë rregullat e pandemisë për distancën fizike dhe mbajtjen e maskës, një pjesë e të pranishmëve nuk i kanë zbatuar.

Gjatë takimeve me persona të ndryshëm, kryeopozitari Basha u njoh edhe me një qytetar, i cili pretendonte se ishte kushëriri i Edi Ramës. Ai i tha se kreu i qeverisë i ka marrë pronat, ndërkohë që shtoi se asnjë nga fisi nuk do ta votojë më Edi Ramën.

Qytetari: Ne do të fitojmë, jam kushëriri i Edi Ramës. Më hajduti, na mori pronat. Më hoqi nga puna mua familjen tim për oligarkët e tij. O Lulzim nuk di nga të vej vëllai. Unë jam nga Palasë. Më solli forcat e sigurisë sikur jam krimineli i Shqipërisë. Tek prona ime me hipotekë ma prishi me oligarkët e tij, ai kusari. O luli asnjë nga fisi nuk e voton më Edi Ramën. Nga i gjithë fisi i mamasë sime nuk e voton më atë.

Lulzim Basha: Ju keni lidhje familjare?

Qytetari: Po…

Lulzim Basha: Çfarë e keni?

Qytetari: Nëna ime dhe nëna e tij janë kushërira. Mua të parit në Shqipëri ma erdhi ma prishi pronën në Llogara. Unë nuk jam as kriminel as një gjë.

Lulzim Basha: Familja e tij janë oligarkët. Familja ime jeni ju.

Qytetari: E di o Luli.

Lulzim Basha: Kështu që më 25 Prill të punojmë të gjithë sëbashku që ta largojmë atë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...