“Duhet t’i kërkoja babit 2 mijë lekëshin në mëngjes”, Elvisi zbulon arsyen përse nuk vijoi studimet e larta

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi (Loco) ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij, të cilët kanë qenë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth tij.

Sa i përket shkollimit, Loco ka shpjeguar me detaje përse nuk ka vijuar studimet e larta, ndonëse ishte ekselent në gjimnaz.
“Çfarë ke studiuar? Më bën përshtypje që ke qenë shumë vite në Greqi e je shumë i artikuluar në shqip”, i shkruan ndjekësi.
“Kam qenë nxënës ekselent deri në maturë. Çdo lëndë. Kam filluar studimet për Inxhinieri Elektrike dhe për Teknologji Informacioni. I kam lënë të dyja pas 1 viti që kam studiuar secilën. SEPSE: Shikoja studentë të diplomuar me master, që kërkonin punë kamerier. Shikoja studentë nga 25 vjeç akoma pa hyrë në jetë. Shikoja veten që isha në moshë madhore, dhe më duhej t’i kërkoja 2 mijë lekëshin babit në mëngjes.
U shkëputa nga Universiteti fillova të “vetëinformohem” me mënyra të ndryshme, për gjëra që më duhen dhe që më interesojnë, ndërkohë që punoja, dhe vendosja për vijë jetën time. NUK KAM NJË RRUGË TË CAKTUAR PËR TU BËRË I DITUR OSE I SUKSESSHËM. BËJ ATË QË TY TË DUKET E DUHURA”, i është përgjigjur Loco.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...