Nuk i vendosi maskë qenit, polici i hedh të resë spraj në fytyrë

163

Policia kosovare është përplasur me një të re e cila ishte duke shëtitur qenin e saj pa maskë. Sipas mediave kosovare, policët kanë përdorur spraj lotsjellës ndaj të resë, pasi ajo nuk i është bindur që ti vendos maskën qenit.

- PUBLICITET -

Sipas mediave vendase, e reja ka pësuar alergji nga spraji dhe tashmë gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë. Avokati Arianit Koci ka publikuar një foto të të resë të identifikuar si Emina Haxhiu, e cila shihet në gjendje jo të mirë.

Postimi i plotë avokatit:

Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin, ndaj një vajze të re e cila e ka astmën – është pabesueshme.

Katastrofë!

Emina Haxhiu ka qenë sot duke e shëtitur qenin e vet 8 muajsh – qen i butë i cili ende nuk din me lehë.

Polici i është afruar Eminës në mënyrë agresive, dhe ka këkuar që qenit t’i vendoset maska.

Znj.Haxhiu ka tentuar t’ia spjegojë policit që qenin është ende klysh – është i lidhur dhe se ende as me lehë nuk din.

Papritmas, edhepse kanë qenë fillimisht 4 polic, njëri e nxjerrë sprejin dhe e spërkatë në sy Eminën – duke ia rrezikuar jetën për shkak të astmës që e ka.

Në ndērkohë, vijnë edhe dy polic të tjerë.

Paramendoni këtë situatë: 4 plus 2 polic, kundër një vajze të re me astmë.

Duhet theksuar që polici me sprej dhe një police e kanë pasur sjelljen jashtëzakonisht të keqe – sipas të dëmtuarës.

Ftoj Inspektoratin Policor që menjëherë t’i merr xhirimet e kamerave të lokaleve përreth, dhe të veproj sipas dispozitave ligjore.

Emina sonte është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

- PUBLICITET -