Ndaloni së ngrëni mish pule nëse vëreni këto shenja!

Një grup aktivistësh për mbrojtjen e kafshëve ju rekomandojnë të mendoheni dy herë para se të konsumoni fileton e pulës. Aktivistët në organizatën “Compassion in World Farming” kanë nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me një fenomen të quajtur “vijat e bardha”.
Ky fenomen prek zakonisht pjesën e gjoksit të pulës, i cili përdoret masivisht për fileto. Sipas një studimi të ndërmarrë në vitin 2013, të publikuar në revistën italiane” Animal Science”, vijat e bardha janë shenja të një çrregullimi muskulor që shfaqet përgjithësisht në pjesën e gjoksit të pulave. Ky çrregullim shfaqet në formën e vijave gjatësore të bardha që shkojnë paralelisht me muskulin. Ai shton përmbajtjen dhjamore me 224% dhe ul ndjeshëm përmbajtjen proteinike.

Në një studim të bërë n nga Universitety of Arkansas dhe Texas A&M, rreth 96% nga 285 pula të testuara kishin këto vija të bardha. Sipas ekspertëve, këto shenja formohen pasi fermerët u injektojnë pulave antibiotikë që të rriten sa më shpejt. Ata theksojnë se nuk përbëjnë asnjë rrezik serioz për shëndetin e njerëzve, megjithatë këto pula nuk i kanë vlerat ushqyese si pulat e rritura normalisht. Mishi i pulës është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitaminat B, hekur, vitamina B12, shumë të rëndësishme për organizmin.

Living

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...