Ja pse gjidhënia është e rëndësishme dhe shumë nëna po e promovojnë

Nga njëri kompleks në tjetrin, të vetmit fakt që nënat e reja i kanë shpëtuar është gjdhënia në publik. Të gjitha këto nëna janë të vetëdijshme se i japin fëmijës së tyre ushqimin më të mirë të mundshëm, në momentin kur minimalisht 6 muajt e parë i japin vetëm gji.

Edhe personazhet e njohur shqiptar, përfshirë këtu Arbana Osmanin, Sara Hoxha apo Klea Huta kanë treguar në llogaritë e tyre individuale copëza të këtij momenti kaq jetësor dhe të rëndësishëm me foshnjet e tyre.

Megjithatë çdo nënë e re që pritet të mbajë në krahë shumë shpejt frytin e dashurisë, mund të gjendet midispikëpyetjeve nëse duhet ta ushqejë fëmijën me gji, a është gjidhënia në publik e përshtatshme, sa e ndihmon qumshti i gjirit fëmijën e shumë të tjera.

Më poshtë ju rendisim disa nga arsyet kryesore pse qumështi i nënës është i shëndetshëm, praktik dhe në çdo moment dhe në çdo vend në dispozicion në temperaturën dhe me përmbajtjen e duhur.

Qumështi i nënës ndryshon dhe u përshtatet vetvetiu kërkesave dhe po ashtu gjatë rritjes së fëmijës. Qumështi përbëhet 88 përqind prej uji. Përveç kësaj, ai përmban proteina, yndyra, karbohidrate, minerale, vitamina dhe hekur. Ai e furnizon fëmijën me lëndët e imunitetit dhe lëndët mbrojtëse të nënës dhe në këtë mënyrë e mbron fëmijën nga sëmundjet.
Qumështi për foshnjen e sapolindur, që quhet kulloshtër (kolostrum), përmban më shumë proteina – dhe kështu më shumë lëndë rezistuese – se sa qumështi i arrirë i grave dhe prandaj është veçanërisht i rëndësishëm për beben tuaj.
Gjidhënia përkrah marrëdhëniet e ngushta midis nënës dhe fëmijës dhe për fëmijën nënkupton interesim, afërsi dhe ngrohtësi. Fëmijët të cilët kanë pirë gji, janë më pak të rrezikuar nga mbipesha. Përveç kësaj, gjidhënia ul rrezikun për sëmundjet e qarkullimit të gjakut, për tensionin e lartë dhe alergjitë, edhe në moshën e mëvonshme fëmijërore, dhe ka një ndikim pozitiv në zhvillimin optimal të muskulaturës së fytyrës dhe të gojës si dhe të nofullave.
Gjidhënia është e dobishme edhe për nënën: Hormonet e gjidhënies mbështesin rizvogëlimin e mitrës,dhe nga kjo ulet rreziku i gjakderdhjes pas lindjes. Gjidhënia në shumicën e rasteve vonon rifillimin e menstruacioneve. Përveç kësaj, gjidhënia ul rrezikun e sëmundjes nga kanceri i gjirit./revistawho.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...