Diçka mund të ndryshojë në jetën tuaj pas 13 marsit, mësoni çfarë po ju ‘vëzhgon’

Më 13 mars, zyrtarisht, Hëna e re hyn në shenjën e Peshqve. Kjo është një periudhë e mirë e vitit që mund t’ju bëjë të gjithëve të fokusoheni në marrëdhëniet më të rëndësishme të jetës suaj.

 

Sipas astrologëve, kjo është një periudhë që nuk duhet të kalojë pa vëmendje. Hëna e re, e parë e pranverës mund të ndikojë në të gjitha shenjat, por ajo do të jetë më e ndjeshme për Peshqit dhe Virgjëreshën.

 

Çfarë mund të bëni gjatë kësaj periudhe?

 

Si fillim, përfitoni nga kjo kohë për të bërë gjëra që mund t’ju vlejnë në të ardhmen, por mos harroni edhe të kujdeseni për shëndetin tuaj emocional. Bëhuni gati për lënë mënjanë gjëra që ju stresojnë dhe ju lodhin – sepse kjo periudhë është për të marrë frymëzim.

 

Çfarë do të thotë Hëna e re në shenjën e Peshqve?

Siç e dini, Hëna ka faza të ndryshme dhe një Hënë e re ndodh kur Toka vihet në të njëjtin drejtim me Diellin. Kjo e bën Hënën të padukshme nga shtëpia. Zakonisht ka 12 Hëna të reja në vit dhe secila prej tyre sinkronizohet me një shenjë tjetër astrologjike.

 

Kaloni kohë më shumë me të afërmit duke menduar për marrëdhëniet e ngushta në jetën tuaj. A janë njerëzit që ju rrethojnë të dashur dhe të mirë, apo keni dikë që nuk ju mbështet sa duhet? Nëse është kështu, është koha t’i lini mënjanë ata.

 

Po kështu, Hëna e re në Peshq është një kohë e mirë edhe për të shfrytëzuar anën tuaj artistike, me disa fotografi të bukura në rrjetet sociale apo çdo profil tjetër artistik që keni. Çfarëdo që mund t’ju ngacmojë për të shprehur veten artistikisht, mund t’ju ndihmojë në këtë periudhë të Hënës së re.

 

Si ndikon Hëna e re në pjesën tjetër të vitit?

S’ka asgjë më të rëndësishme sesa kur shikon nga afër marrëdhëniet në jetën tënde. Përqendrimi tek ato që ju mbushin zemrën (dhe eliminimi i atyre që ju lodhin) mund t’ju ndihmojë të jeni më të lumtur dhe më të përmbushur në të ardhmen.

 

Po kështu, kjo periudhë mund t’ju sjellë edhe diçka argëtuese në jetë nëse do t’i kushtoni vëmendje gjërave artistike që ju mbushin.

 

Së fundmi, është gjithmonë e rëndësishme të bëni kontrolle periodike te mjeku për t’u kujdesur për Y-O-U, veten.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...