Një tjetër paciente e infektuar pritet të sjellë në jetë fëmijën në ambientet e “Shefqet Ndroqit”

91

Një tjetër vajzë në moshë të re do të sjellë në jetë foshnjën e saj në ambientet e “Shefqet Ndroqit.” Gazetarja Ema Shazivari raporton se në ambientet e këtij spitali sapo u futën mjekët e maternitetit “”Koço Gliozheni”.

- PUBLICITET -

Nuk dihen ende detaje rreth gjendjes së nënës apo të foshnjës.

Gjatë shkurtit lindi fëmijën ndërsa ishte e intubuar tek “Shefqet Ndroqi” edhe një paciente tjetër, e cila për fat të keq nuk mundi të mbijetonte. Sidorela Koca, 22-vjeçarja nga Korça, ndërroi jetë pas tre javësh që qëndronte e intubuar. Sa i përket foshnjës, mjekët thonë se gjendja e saj është e mirë. sb/abcnews.al/

- PUBLICITET -