Ngrihet alarmi nga mjekët: Fëmijët e infektuar me Covid janë më shumë sesa raportohen

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid-19 sa vjen e rritet dhe mjekët ngrejnë alarmin se mes të infektuarve ka edhe shumë fëmijë dhe të rinj të cilët po infektohen rëndë. Vetëm gjatë ditës së djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve në vend njoftoi se në Shqipëri aktualisht po qarkullon varianti britanik i SarsCov2. Ndërkohë mjekja pediatre-infeksioniste Gjeorgjina Kuli-Lito tha se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë regjistruar 3500 raste pozitive, nga të cilët 5% me komplikacione dhe që kanë kërkuar ndihmë spitalore. Gjatë një emisioni televiziv, mjekja pediatre pranë qendrës shëndetësore Nr.2, Tiranë, Valbona Shahinaj tha se numri i fëmijëve të prekur nga Covid është shumë më i lartë sesa ai është që raportuar deri më tani.

Ne kemi pas gjithmonë fëmijë që i kemi vizituar, që kanë rezultuar me SarsCov2, edhe pse mendohej se nuk transmetonin. Me mutacionet e reja, sidomos në valën e nëntorit patëm goxha prekje dhe siç ishin te të rriturit ishin edhe fëmijët, pavarësisht se prindërit edhe tani që vijnë më pyesin: ‘a mund ta ketë kaluar me ne?’ I pyes nëse kanë pasur ndonjë simptomë, pasi shpeshherë fëmijët janë edhe asimptomatikë. Fakti tjetër që prindërit nuk e dinë edhe këtë pjesë, është se te fëmijët nuk bëhen analizat.

Nuk i bëjnë prindërit, se ne i rekomandojmë për këdo që na vjen. Sipas shifrave që ne kemi të dokumentuara, janë diku te rreth 3500 fëmijë, plus-minus. Përpos këtyre, unë them se ka shumë e shumë të tjerë, të cilët nuk janë evidentuar, pasi prindërit vijnë pasi e ka kaluar fëmija dhe as nuk i bëjnë serologjikun fëmijëve. Numri është shumë më i madh, transmetueshmëria është shumë më e lartë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...