Varianti i ri i Covid, Manastirliu zbulon lajmin për shtrëngimin e masave

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit nuk do të ndryshojnë.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Manastirliu konfirmoi se në vendin tonë po qarkullon varianti britanik i Covid-19, por pavarësisht kësaj, masat do të qëndrojnë ata që janë aktualisht në fuqi.

Që do të thotë se vendi do të qëndrojë i mbyllur nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

“Situata epidemiologjike, shohim që kemi një tendencë të uljes të qëndrueshme të infektimeve ditore prej 1 marsit, por vlerësohet që kemi ende një numër të spitalizimeve dhe fataliteteve si rrjedhojë e infektimeve në rritje prej janarit.

Numri i infektimeve mbetet shqetësues në kontekstin nacional dhe europian e rajonal, ka tendencë të rritjes së numrit të infektimeve dhe pse janë në mbylljen e dytë apo të tretë.

Ndaj sikurse ka diskutuar komiteti në orët e para të mëngjesit të sotëm, e në mbledhjet e përditshme, vlerëson që masat të qëndrojnë të njëjtat në raport edhe me vlerësimin më në dinamikë të situatës”,- tha Manastirliu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...