Gentian Zenelaj flet humbjen e babait: “Më ka ngelur peng që nuk e shoqërova në funeral””

Pak javë më parë moderatori dhe aktori i njohur i humorit Gentian Zenelaj trishtoi një publik të tërë pasi bëri të ditur se babai i tij humbi jetën për shkak të Covid-19.

Ajo cfarë e bëri edhe më të trishtë këtë situatë ishte fakti se Genti gjendej edhe vetë i shtruar në spital ndërkohë që përjetoi këtë humbje të madhe. I ftuar ditën e kaluar në një emision televiziv ai tregoi se pendu më i madh i jetës ishte që nuk e shoqëroi dot babain e ndjerë në banesën e fundit. Rrëfimi i tij na trishtoi të gjithëve.

“Unë kam disa video-call me të megjithëse ai kishte një maskë të madhe në fytyrë dhe unë shumë pak merrja nga ai. Por realisht nuk ma merrte mendja që babai im do ikte sepse mamaja është më me probleme shëndetësore, me ftohje të vjetra, me ujë në zemër. Dita kur u intubua ishte shumë e vështirë për mua, ai bëri tre arrest kardiak dhe s’ma merrte mendja kurrë që ai njeri të kishte një zemër aq të fortë sepse të mbash 3 javë, 60 litra oksigjen, duhet të kesh një zemër shumë të fortë. Nuk shkova as në funeral, mamaja ime përjetoi një periudhë shumë të keqe sepse vëllai im për fat të keq ishte në Suedi, aeroportet ishin të pamundura. Ishte një situatë kaotike në familjen time dhe thoja o Zot çfarë po ndodh.” -tha ai gjatë intervistës i përlotur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...