Gazetari Enkel Demi ironizoi figurën e kryeministrit Edi Rama. Duke folur në emisionin “As Pro, as Kundër” në ABC, Demi tha se Rama tashmë mundohet të na imponohet pasi e ka humbur fuqinë e batutës. Demi tha se kur ishin të vegjël Ramën e rrihnin gjithmonë në lagje dhe tani përpiqet të marrë hakun. Ai shtoi se kjo është arsyeja pse Rama tashmë rri gjithmonë me banditët dhe përdor gjuhën e tyre.

- PUBLICITET -

“Rama mundohet të na imponohet. Mundohet që të gjitha t’i bëjë nëpërmjet imponimit. Përdor imazhin e të fortit. Secili ka pasur në lagje çuna që bënin si të fortë. Basha është i vetmi politikan që nuk është formuar para viteve 1990.

Ne kemi probleme me mentalitetin se jemi formuar para viteve ’90. Ai ka një formim të një natyre tjetër. Po erdhi në pushtet do të jetë më e lehtë për ta rrëzuar. I vetmi njeri që nuk ka emocion më se kemi 20 vjet që e shohim është Edi Rama. Fuqinë e tij e ka pasur te batuta. Tani flet me gjuhën e banditëve që rri gjithë ditën. Ngaqë kur ka qenë i vogël e rrihnim në lagje ne.

Tani mundohet të na marrë hakun. I gjatë ishte por bëheshin nja 5-6 veta. Ai bën një gabim të rëndë se nuk ka konceptin e shtetit. Këta nuk kanë konceptin e një shteti që ka një protokoll. E koncepton shtetin me shkopin e gomës, me gazin e Sandër Lleshajt dhe Ard Veliun që i bënte biografinë gocës së tezes që dilte me një film. Ky është thjesht një rrugaç që me metoda rrugaçërie do me ble qeverinë”, tha Enkel Demi./mv.abcnews.al

 

 

- PUBLICITET -