Do festonte 58-vjetorin, Rudina Hajdari kujton të atin dhe prek me fjalët

190

Deputetja Rudina Hajdari, pjesë e Nismës Thurje, ka kujtuar ditën e sotme babain e saj të tjerë Azem Hajdarin, i cili po të ishte gjallë do të festonte 58-vjetorin.

- PUBLICITET -

Hajdari ka postuar një foto ku shihet në krahët e babait të saj dhe shkruan se do të bëj gjithçka që ai të ndihet krenar për vajzën e tij.

“I shtrenjti im! Ti sot do të ishe 58 vjeç, dhe unë do të përqafoja fort ashtu siç bëja kur isha e vogël e hidhesha në krahët e tua dhe ndihesha njeriu më i lumtur në botë.

Jam e sigurtë se na sheh nga lart dhe të premtoj se do bëj gjithçka që ti të ndihesh krenar për mua. Më ka marrë malli,” shkruan Hajdari në postimin e saj.

- PUBLICITET -