Apeli liron dy infermieret e “Shefqet Ndroqit”, Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu dy infermieret e Sanatoriumit Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi të arrestuara rreth një muaj më parë si të përfshira në skandalin e Tire Alldervishit ndodhur në spitalin e “Shefqet Ndroqit”.

Gazetari i ABC Ermal Vija raporton se Koçi dhe Bushi do të hetohen në gjendje të lirë. Kujtojmë se tri javë më parë gjykata liroi Sidorela Çelën dhe sanitaren Rukie Hoxhën.

Ndërkohë sanitarja 58-vjeçare e spitalit Covid2 Tire Alldervishi e cila u hoq si infermiere, u arrestua pas publikimit të pamjeve që tregonin se ajo kishte marrë 8 milion lekë të vjetra nga vajza e një pacienteje me Covid që më pas ndërroi jetë për shkak të kësaj sëmundje.

/abcnews.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...