Tjetër tragjedi te “Shefqet Ndroqi”/ U bë nënë para dy javësh, virusi i merr jetën 22-vjeçares (EMRI)

98

Një ngjarje e përmasave tragjike cilësohet ajo që ka ndodhur sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

- PUBLICITET -

Mësohet se ka ndërruar jetë nga COVID19 një 22-vjeçare e cila para dy javësh kishte sjellë ne jetë foshnjen e saj.

Ajo është identifikuar si Sidorela Koca, dhe bëhet me dije se ka bërë lindjen me operacion dhe më pas është intubuar për shkak të infektimit nga C OVID19.

Ndonëse mjekët bënë të pamundur për të shpëtuar jetën e foshnjës, por edhe të nënës, kjo e fundit nuk ia doli të fitojë betejën.

Deri më tani ende nuk ka asnjë njoftim nga ana e spitalit C OVID2 në lidhje me komplikacionet që i shkaktuan humbjen e jetës.

Kujtojmë se e reja është gruaja e tretë që humb jetën pas lindjes së foshnjës për shkak të komplikacioneve me COVID19. Dy javë më parë, një 28-vjeçare nga Elbasani humbi jetën për shkak të virusit pasi lindi foshnjen.

- PUBLICITET -