Jozefina Topalli tregon si Ilir Meta e arestoi Berishën në vitin 2000, shoqërimi në komisariat dhe prezenca e saj

E ftuar në emisionin “Historia ime” në “Tv Klan”, ka qenë Jozefina Topalli e cila si rrallë herë ka folur më gjatë për jetën personale, familjen dhe karrierën e saj në politikë. E pyetur nga moderatorja e njohur Mirela Milori se si i ka përballuar bashkëshorti i saj përballjet e forta në politikë apo në Parlament, Jozefina ka treguar se ai ka qenë gjithmonë mbështetës dhe nuk është ndarë asnjë moment nga ajo.

Madje Topalli ka treguar se periudha kur u vra Azem Hajdari dhe momenti i arrestimit të Berishës nga Ilir Meta në vitin 2000 ka qenë shumë e vështirë për të.

“Në ‘98-ën kur u vra Azem Hajdari ishte një situatë shumë e tmerrshme edhe në 2000-shin pastaj, kur Ilir Meta arrestoi Sali Berishën në mesnatë, e çoi në drejtori dhe unë isha mbas dhe përfundova në Drejtorinë e Policisë. Nuk më është ndarë asnjë sekondë, ka lënë çdo gjë në shtëpi dhe në momentet më të vështira ka qenë bashkë me mua. Nuk hynte në zyrë për të qenë bashkë me mua, por rrinte aty dhe ndiqte çdo gjë me sy, sigurisht që nuk më ka lënë asnjëherë vetëm”, tha ajo.

Ish-kryeparlamentarja ka treguar dhe se si bashkëshorti i saj ka përjetuar përballjen e saj me Ilir Metën. Nëse kthemi pas në kohë kur Topalli drejtonte Parlamentin pati sherre të forta me Metën.

“Në përballje me Ilir Metën, ka një dozë të madhe civilizimi, unë nuk besoj që çdo burrë do e përballonte me qetësi dhe mirëkuptim atë që ai ka përballuar gjatë asaj situate në më mënyrë të veçantë, kur çdo gjë thuhej në Parlament dhe ndonjëherë kapërcehej, sepse mund të bëhen sulme politike dhe nganjëherë kapërcehej fjalori. Nuk them se nuk është mërzitur, por ka shumë zotnillëk që e ka nga familja e tij që kanë qenë njerëz të jashtëzakonshëm. Këshilla më jep vazhdimisht edhe sot edhe në fillim. Për shembull, për çfarë të duhet, po lëre. Në fakt po ta kisha dëgjuar pak më shumë edhe ndoshta më mirë do kishte qenë për mua”, ka thënë ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...