Temperatura deri -9 gradë/ Ndryshon moti, çfarë na pret javën e ardhshme?

Duket se ditët me diell po largohen pak nga pak, pasi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë detaje sesi pritet të jetë moti javën e ardhshme. Java pritet të ketë rënie të ndjeshme temperaturash dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore do kemi reshje borë. Dita më e ftohtë do jetë e enjtja ku temperaturat do bien deri në -9 gradë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton:

E përmbledhur në një fjali, java që presim përpara pritet të jetë një javë “normale” ose “tipike” e kësaj periudhe me ditë me mot me diell si dhe ditë me mot të vranët dhe reshje shiu. Java nis me ditën e Hënë (nesër) ndërsa moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe intervale me diell. Reshje shiu në formë pikash të herëpashershme dhe në orët e mbrëmjes në zonën e veriut reshjet në formën e shtrëngatave. I njejti mot vijon edhe ditën e Martë por reshjet e shiut janë të përqëndruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes. Ditën e Mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të latrtë. Java mbyllet me ditën e Enjte dhe të Premte dy ditë të cilat parashikohe me mot të kthjellët. Për tu theksuar është se në relievet malore të veriut në lartësitë mbi 300-500 metër priten dhe reshje të dendura dëbore ditët me reshje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...