Aksidenti me 3 viktima në Rrogozhinë/ Gazetarja humb babain: O komisari i jetës time

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Në Rrogozhinë tre makina u përplasën duke shkaktuar tre viktima. Viktimat janë Tonin Mhilli, 58 vjeç, oficer i burgut të Peqinit, i cili ndodhej në mjetin tip “Audi” dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, si dhe Merushe Koni 60-vjeçe dhe Bajram Koni, që humbën jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar njërin prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, Endrin Lilën. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve. Ndërkohë mësohet se oficeri Tonin Mhilli i cili po shkonte në punë është babai i gazetares Valbona Mhilli, e cila ka bërë një dedikim në rrjetet sociale.

Pse ike u ba pa mua. Pse e doje punën më shumë se ne o ba? Pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o ba çohu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...