“Po më rrezikohej jeta” E reja rrëfen punën në një qendër masazhi në Tiranë: Bakshishet shkonin sa trefishi i rrogës

Një e re nga Tirana ka treguar eksperiencën e saj në një qendër masazhi në Tiranë.

Duke mbajtur anonim identitetin, 28-vjeçarja e cila ka punuar si masazhatore rrëfeu për programin “Shqipëria live” se jeta aty ishte shumë e errët.

Ajo shtoi se ishte përballur me rrethana që nuk i priste.

E pyetur se për çfarë ka mbaruar shkollën dhe a ka kërkuar punë në profesionin e saj, e reja tha: “Kam mbaruar shkollën për psikologji. Kam tentuar të kërkoj punë në profesionin tim, por shumë e vështirë”.

Më pas tregoi se takimin e parë në atë qendër e ka patur me menaxheren e zyrës, e cila nuk i ka shpjeguar asgjë se çfarë ndodhte aty brenda. Ajo është detyruar që të nisë punën për shkak se kishte për të mbuluar shpenzimet e saj.

“Në fillim ishte një intervistë shumë e thjeshtë, më thanë se do mësohesh. Pas disa ditësh kuptova se si funksionin gjërat. Paguheshim sipas orëve të punës dhe nuk shkonte më shumë se 300. Nga shërbimet ekstra (marrëdhënie seksuale) fitonim më shumë, bakshishet arrinin trefishin e rrogës. Pronarja e dinte këtë gjë, madje kishte edhe njerëz që i njihte”, tha ajo.

Madje vajza tregoi se klientët i kanë kërkuar këto shërbime ekstra edhe jashtë punës. “Ka pasur shumë klientë që flisnin ashpër e të impononin me zor që t’i takoje edhe jashtë. Ata mendonin se ne duhej të bënin çdo gjë. Kishte vajza që nuk e mendonin që të largoheshin që aty, pasi fitonin shumë gjëra”, tha ajo.

Vajza në fjalë ka punuar gjashtë muaj aty dhe e ka bërë se ka qenë e detyruar. Por më pas vendosi që të largohej, edhe pse ishte vështirë.

“Ishte e vështirë të largohesha, jeta ime po vihej në rrezik. Mund të kërkonin gjëra edhe pas pune, gjë që mua mu rrezikua edhe jeta. Familjarët e mi nuk e dinin se ku punoja, e prandaj vendosa që të largohesha. Ata e dinin se punoja në një qendër masazhi”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...