Nëntë llojet e dhimbjeve të trupit që lidhen me emocionet dhe gjendjen mendore

Një nga gjërat që mjekësia e vendeve perëndimore e injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes sonë, shpirtit dhe emocioneve tona. Ndryshe është qasja e mjekësisë së vendeve të Lindjes

Qenia njerëzore ndonjëherë i nënshtrohet lidhjeve midis trupit dhe emocioneve të veta, por shumë prej nesh nuk i japin rëndësi këtij fenomeni.

1. Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga stresi i akumuluar gjatë ditës. Merrni pak kohë për t’u çlodhur dhe përpiquni të minimizoni stresin çdo ditë.

2. Dhimbje qafe

Nëse keni dhimbje në qafë, do të thotë që e keni të vështirë të harroni të tjerët ose gjëra të këqija që lidhen me ju. Nëse ndjeni dhimbje në qafë, përpiquni të mendoni për njerëzit dhe gjërat që doni.

3. Dhimbje në shpatulla

Dhimbja e shpatullave tregon se po mbani një barrë të madhe emocionale. Mundohuni t’i zgjidhni problemet tuaja dhe t’i ndani me njerëzit që ju rrethojnë.

4. Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës

Dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës tregon se nuk ndjeni dashurinë e të tjerëve. Nëse jeni beqar, është koha të organizoni ndonjë takim.

5. Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Kjo lloj dhimbjeje tregon se shqetësoheni shumë për gjërat e përditshmërisë, siç janë stresi i shkaktuar nga mungesa e parave, etj.

6. Dhimbje në bërryla

Dhimbja e bërrylave tregon se keni rënë në një vorbull dhe nuk jeni në gjendje të bëni ndryshime në jetën tuaj. Nëse krahët tuaj janë të ngurtë, edhe jeta juaj mund të jetë e tillë gjithashtu.

7. Dhimbje duarsh

Dhimbja e duarve tregon se nuk jeni në gjendje të lidheni si duhet me të tjerët. Mundohuni të krijoni miqësi të reja, të drekoni me një koleg dhe të njihni njerëz të rinj, këshillon Living.

8. Dhimbje e ijëve

Dhimbjet në ije mund të tregojnë që keni frikë të bëni lëvizje. Jeni shumë ngurrues kur është fjala për të marrë vendime. Duhet të çliroheni pak.

9. Dhimbje e gjunjëve

Dhimbja e gjunjëve mund të nënkuptojë që egoja juaj është shumë e madhe dhe se mendoni shumë për veten. Mundohuni të jeni më të përulur, më vullnetarë dhe më njerëzorë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...