Tërmeti 6.2 ballë ‘shkund’ Greqinë/ Dalin pamjet, njerëzit dalin në rrugë të alarmuar

Një tërmet i fuqishëm 6.2 ballë ka tronditur Greqinë mesditën e sotme.

Sipas informacioneve epiqendra ishte në Elasona të Larisas dhe banorët kanë lënë banesat e tyre duke dalë të alarmuar në rrugë si pasojë e lëkundjeve të forta.

Për shkak se thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra, ai u ndje në të gjithë Greqinë.

Ndërkohë ka reaguar dhe kryebashkiaku Nikos Gatsas i cili ka kërkuar që të nisin vlerësimet për dëmet materiale që mund të jenë shkaktuar.

“Zgjati më shumë se 15 sekonda dhe qytetarët dolën në rrugë duke lënë shtëpitë e tyre. Ende nuk ka njoftime për lëndime ose dëme”, tha Nikos Gatsas.

Sipas tij situata është nën kontroll pavarësisht se njerëzit i ka kapur paniku.

Ka qenë një qytetar që ka filmuar momentin kur bie tërmeti, ndërsa shihet se si lëvizin abazhurët në shtëpinë e tij për disa sekonda. Ndonëse deri më tani nuk dihen dëmet e shkaktuara, nga pamjet e publikuara shihet se pjesë betoni kanë rënë nga ndërtesat sipër makinave apo dhe në rrugë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...