“Ngrije fundin dhe hapi këmbët”, Bieta Sulo ngelet pa fjalë në emisionin e Top Channel

Modelja e njohur, Niki Delijorgji, dhe njëkohësisht vajza e biznesmenti të njohur ka surprizuar sot moderatoren Bieta Sulo me një seancë meditimi dhe me detajet që ka treguar për veten e saj. E ftuar në “Ftesë në 5”, Delijorgji tha se ka pasur kohë, si në verën e shkuar, që ajo ka qëndruar pa depiluar, me qëllim që të bënte që qytetarët ta shikonin atë.

“Unë e kam bërë, kam dalë me shumë lesh në sqetullat e mia dhe këmbët e mia sepse doja që ta hiqja këtë idenë që femrat duhet të jenë kështu. Mua më pëlqen por nuk dua. Unë e bëra kastile, edhe e ngreja çik dorën kështu që të shikonin. Nuk largoheshin por shikonin me çudi,”– tha ajo.

Më pas, Delijorgji e ftoi Sulën që të bënin të dyja një ulërimë në studio për të nxjerrë energjinë negative.

“Do ta bëjmë një kështu bashkë. Një ulërimë e një kshu. Është shumë e fuqishme kur e bën këtë kështu,”– tha ajo.

Më pas, modelja e mori moderatoren dhe e uli për të bërë një seancë meditimi, i tha moderatores që të ngrinte fustanin dhe të hapte këmbët, por Bietën kjo e bëri të ndihet në siklet, por për shkak të kohë televizive, gjithçka u ndërpre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...