“Kam folur 10 ditë më parë”, Jozefina Topalli zbulon telefonatën e fundit me Berishën

Jozefina Topalli, drejtuesja e partisë së re “Lëvizja për Ndryshim”, tregoi marrëdhënien që ka pasur dhe ka me ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“I jam mirënjohëse që më ka dhënë mundësinë për të hyrë në politikë, pastaj secili ka identitetin e vet dhe unë kam bërë rrugën time. Secili krijon profilin e tij politik, përmes qëndrimeve të veta. Unë e mbroja Partinë Demokratike, edhe kur nuk isha dakord me disa gjëra, pasi kisha bindjen se ata që do të vinin më pas në qeveri do të ishin më keq dhe me më pak kompetenca. Dhe nuk kam gabuar, fakti tregoi që ato që thashë për Edi Ramën kur erdhi në pushtet, sot i dëgjoni me 8 vite vonesë nga ata që e quajnë veten opozitë”, u shpreh Topalli për A2.

Topalli zbuloi se komunikimin e fundit me Berishën e ka pasur 10 ditë më parë, por jo për politikë: “Zoti Berisha nuk ka ndërhyrë kurrë në vendimet e fundit që kam marrë. I ka respektuar vendimet e mia, edhe kur nuk binim dakord”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...