Deputeti kërcënon qytetarin: Hajde po qe burrë, do të jap një mësim që të dhëmbi koka

Deputeti Selami Jenishehri, kryetar i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë është përfshirë në një debat në Facebook me ndjekësit, teksa njërin prej tyre e ka kërcënuar me gjyq.

Në momentin që deputeti shpalli thirrjen në Facebook për kandidatë për deputetë në partinë e tij, komentet ironike dhe fyese nuk munguan poshtë postimit.

Në replikat me njërin nga ndjekësit, i cili i tha “alamet partie, as kandidat nuk keni”, deputetin nuk e mbajtën më nervat duke shpërthyer në kërcënime.

“Po qe burre ti, hajde mi jep keto fjale me shkrim qe te jap nji mesim qe te dhëmbi koka per ate damshperblim qe duhesh te pagujsh, po fshihesh neper anonimate, si i pa……” kërcënoi deputeti shkodran, pjesë e koalicionit me Kujtim Gjuzin./ db/ Abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...